Këshilltari i Thaçit i reagon Haxhiut: Jeni duke e hedhur vallen e gënjeshtrës suaj me tupanin e gabuar

Këshilltari i Thaçit i reagon Haxhiut: Jeni duke e hedhur vallen e gënjeshtrës suaj me tupanin e gabuar

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj i ka reaguar ministres së Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiut e cila ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për karantinimin e komunave në veriun e Kosovës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Behramaj, ka shkruar se Ministria e Shëndetësisë nuk mund të marrë vendim për karantinim të komunave, pa kaluar në mbledhje të Qeverisë, përcjell Insajderi.

Postimi i tij i plotë:

Edhe ministrja Haxhiu si dallkauke paska notuar sonte nëpër trillimin e kryeministrit, kinse Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për karantinimin e komunave në veriun e Kosovës. Janë kah e tellallisin trillimin e tyre, duke u bërë edhe përrallë me tupan. Ministria e Shëndetësisë nuk mund të marrë vendim për karantinim të komunave, pa kaluar në mbledhje të Qeverisë. Çdo vendim i deritashëm për karantinim të komunave është bërë me vendim të Qeverisë së Kosovës, jo të Ministrisë së Shëndetësisë. Procedurë e njëjtë duhet edhe për komunat e veriut të Kosovës, të populluara me shumicë serbe. Jeni duke e hedhur vallen e gënjeshtrës suaj me tupanin e gabuar! 😉/Insajderi.com