Sipas La" />

Këshilltari i Veselit: AAK-në ka fillu me e tranu pushteti

Këshilltari i Veselit: AAK-në ka fillu me e tranu pushteti

Blerim Latifi, këshilltari filozof i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka thënë se partnerin e PDK-së në koalicionin qeverisës, AAK-në “e ka tranu pushteti”, shkruan Insajderi.

Sipas Latifit, AAK nuk po tregohet korrekte me njerëzit dhe shoqërinë, dhe sipas tij, kjo është “simptoma e parë” që tregon se janë “tranuar”.

“Disa prej miqëve tanë në AAK ka fillu me i tranu pushteti. Simptoma e parë që tregon se të ka tranu pushteti është humbja e aftësisë për t’u treguar politikisht korrekt me njerëzit dhe shoqërinë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ai ka ‘sulmuar’ hapur dy deputetët e AAK-së Bekë Berishën, Shkumbin Demaliajn, si dhe ministrin e Infrastrukturës nga kjo parti, Pal Lekajn.

“Njëri çohet dhe i arsyeton keqpërdorimet duke thënë se meqë të tjerët para nesh kanë abuzuar me pushtetin, tash është rradha jonë ta bëjmë të njëjtën gjë. Pra politika s’qenka asgjë më shumë se rotacion keqpërdoruesish. Tjetri çohet, e pa ju dridhë çerpiku, thotë se qytetarët me librezë të AAK-së janë më rëndësishëm se qytetarët me përkatësi tjetër partiake. Që do të thotë se fisi dhe klientela partiake nuk pyesin për ligj e barazi para ligjit. Një tjetër thotë se, po të ishte në dorën e tij, sot do ta dëbonte nga Kosova ambasadorin e Zvicrës. Që do të thotë se kemi ardhë deri aty sa edhe mikun, që ta thotë të vërtetën, me shpallë armik të shtetit. Një tjetër… S’po vazhdoj më tutje, se janë shumë”, ka shkruar tutje Latifi.

Në fund, ai i është drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, duke i thënë se këta deputetë “po ia marrin fytyrën”.

“Kryeministër, a je kun? Afroj pak mashkujt, se janë duke ta marrë ftyrën ty, e tanë Kosovës!”, përfundon postimi i Latifit. /Insajderi.com

KUR PUSHTETI TË TRANONDisa prej miqëve tanë në AAK ka fillu me i tranu pushteti. Simptoma e parë që tregon se të ka…

Gepostet von Blerim Latifi am Donnerstag, 28. März 2019