Këshilltari i Vjosa Osmanit për intervistën e saj në BBC: Reagimet shpërfaqin panikun e atyre që e vranë Kosovën

Këshilltari i Vjosa Osmanit për intervistën e saj në BBC: Reagimet shpërfaqin panikun e atyre që e vranë Kosovën

Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka komentuar reagimet dhe debatet në media pas publikimit të intervistës së Osmanit për BBC, njofton Insajderi.

Reagimet ndaj u.d. Presidentes Vjosa Osmani kanë ardhur, pasi ajo në intervistë ka përmendur krimin e organizuar dhe korrupsionin ndër problemet me të cilat po përballet Kosova.

E, ndaj këtyre reagime është përgjigjur Kupina, përmes një statusi në Facebook, duke thënë se “’Tronditja’ që shkaktoi intervista e u.d. Presidentes Vjosa Osmani në BBC, më shumë se reagim, zgjoi panik”.

“Empirikisht nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta. Ka vetëm një. Nëse është kësisoj, një e vërtetë është edhe kur flet para audiencës kombëtare, edhe para asaj ndërkombëtare. Në rastin konkret, zonja Osmani ka përmendur fakte, të parathëna”, ka shkruar Kupina./Insajderi.com