
Një fotografi e publikuar nga këshilltarja e kryeministrit Meliza Haradinaj-Stublla që tregon sesi kabineti i Ramush Haradinajt punon deri në orën 21:15 ka nxjerrë në pah një premtim të pambajtur të një anëtari tjetër të këtij kabineti.
Bëhet fjalë për Avni Arifin, këshilltarin tjetër të kryeministrit i cili nga një qytetar pyetet se si u bë që stadiumi kombëtar të ndërtohet në Korroticë të Drenasit e jo në Bërnicë të Prishtinës.
Përgjigja e Arifit është një pranim i mos mbajtjes së premtimit të tij.