Këshilltari presidentit për Haki Abazin: Me t’u ngjitë është sikur  zgjeba

Haki Abazi ka akuzuar ashpër presidentin e Kosovës, por ka ardhur reagimi i këshilltarit të presidentit të Kosovës, Adil Behramaj.

Këshilltari presidentit për Haki Abazin: Me t’u ngjitë është sikur  zgjeba

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Adil Behramaj i është kundërpërgjigjur Haki Abazit i cili e quajti Hashuim Thaçin shërbetor të Serbisë.

Ish zv-kryeministri, Haki Abazi ka qenë shumë i ashpër në reagimin e tij kundrejt presidentit duke e cilësuar shërbetor të Serbisë dhe aludoi aludoi në një marrëveshje shumë të dëmshme për Kosovën në dialogun me Serbinë.

Sipas Behramajt, Haki Abazi “Me t’u ngjitë është sikur zgjeba”.

“Parazit i jashtëm nuk të ndahet dot pa e trajtuar. Ekziston një fatmirësi dhe një fatkeqësi në këtë mes. Efekti i llomotitjes së tashme të tij është i njëjtë me efektin e zgjebes dhe ka vetëm kruajtje dhe skuqje, që fatmirësisht lehtësisht kurohe”, ka shkruar ndër tjerash këshilltari Presidentit.

Deklaratat publike me elemente ofenduese janë shpështuar për ta rikthyer diskursin publik në konfrontimt. /Insajderi/

Postimi i plotë:

Me t’u ngjitë Haki Abazi është gati si me t’u ngjitë zgjebja. Pareshtur flet për ndarje, por si parazit i jashtëm nuk të ndahet dot pa e trajtuar. Ekziston një fatmirësi dhe një fatkeqësi në këtë mes. Efekti i llomotitjes së tashme të tij është i njëjtë me efektin e zgjebes dhe ka vetëm kruajtje dhe skuqje, që fatmirësisht lehtësisht kurohen. Fatkeqësia është që shqiptarët gjithandej Kosovës dhe rajonit deri më tani ishin viktima të shqetësimeve publike për ndarje, që këta i kanë ngrehur me retorikën e tyre politike. Nëse nuk keni harruar janë pikërisht këta që dikur thirreshin në bashkimin e gjithë shqiptarëve. Ndërsa, tash kur shqiptarët u qetësuan dhe e kuptuan që vetëm bashkim mund të ketë – jo ndarje, risi na qenka përpjekja e tyre për t’i shqetësuar popujt e tjerë, duke e trumbetuar edhe shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës.

Për Hakiun dhe kolegët e tij që dikur thirreshin në bashkimin kombëtar, nëse Lugina e Preshevës do bashkohej me Kosovën, nuk është për t’u çuditur më edhe sikur të shqetësoheshin për ndarjen e Serbisë!