
Furtuna Sheremeti, këshilltarja ligjore e kryeministrit në largim, Albin Kurti ka komentuar përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kundër vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes.
Sheremeti përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese i ka njoftuar se PDK nuk ka qenë e qartë dhe e saktësuar se çfarë janë duke kundërshtuar, raporton Gazeta Insajderi.
“Tani na njofton Gjykata Kushtetuese se ata jo vetëm që nuk kanë qartësuar dhe saktësuar se çfarë akti po kontestojnë, por as nuk i janë përgjigjur Gjykatës kur u ka kërkuar qartësim dhe saktësimin e kërkesës”, ka shkruar Sheremeti.
Sipas këshilltares së Kurtit, “çdo procedim tutje nga Gjykata është në kundërshtim me aktet juridike në fuqi, sepse Rregulli 35 paragrafi 5 i Rregullores së Punës së Gjykatës specifikon se: “Gjykata mund të vendosë ta refuzojë një kërkesë me procedurë të shkurtër nese kërkesa është e paplotë ose e paqartë përkundër kërkesave nga Gjykata ndaj palës që të plotësojë ose të qartësojë kërkesën, nëse kërkesa është përsëritje e një kërkese të mëparshme të vendosur nga Gjykata”,
Ndër tjera Sheremeti ditën që PDK ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese këtë kërkesa e ka cilësuar si “Show Medial”.
“Tërë ai “show medial” ditën që PDK-ja dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre kundër “vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Sheremeti në Twitter. /Insajderi.com
THREAD: Tërë ai “show medial” ditën që PDK-ja dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre kundër “vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë”. Tani na njofton Gjykata Kushtetuese se ata jo vetëm që nuk kanë qartësuar dhe saktësuar se çfarë akti po kontestojnë, 1/3
— Furtuna Sheremeti (@furtunna) April 21, 2020