Ish-këshilltarja e Pacollit i bashkohet iniciativës së Osmanit

Ish-këshilltarja e Pacollit i bashkohet iniciativës së Osmanit

Rejhan Vuniqi, ish-këshilltare politike e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i është bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit me sloganin “Guxo”, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila përmes një postimi në Facebook tha se “përderisa qytetari lufton për të mbijetuar në këtë vend të pashpresë, kasta jonë politike lufton për të triumfuar në betejën e tyre të quajtur pushtet”.

Vuniqi ka kritikuar qeverinë në ikje, atë të udhëhequr nga Avdullah Hoti, të cilën e ka quajtur të dobët.

“Karshi një qeverie të dobët në ikje, karshi një infrastrukture të dobët të shëndetësisë, tani edhe me rrezikun nga mutacioni i ri i virusit, si dhe karshi një fatkeqësie natyrore, çdo ditë e jona, e qytetarit të Kosovës, po del të jetë betejë e re për mbijetesë”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook./Insajderi.com

Edhe pse në prag të hyrjes së vitit 2021, uruam dhe shpresuam që ky vit do të jetë vit i mbarë dhe i suksesshëm për të…

Posted by Rejhan Vuniqi on Wednesday, January 27, 2021