Kështu do të ndahen komisionet parlamentare në bazë të forcave politike

Kështu do të ndahen komisionet parlamentare në bazë të forcave politike

Deputetja e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Vetëvendosje do të udhëheq me shtatë komisione parlamentare.

Kështu tha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

“Sipas formulës dhe sipas forcës politike Lëvizja Vetëvendosje I takojnë shtatë komisione. LVV-ja do të kryesojë me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, me Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, me Komision i për Punë të Jashtme, atë për Arsim, Komisioni për Bujqësi, Shëndetësi, për Qeverisje Lokale Zhvillim Rajonal dhe Media”, ka thënë ajo.
Ajo foli edhe për komisionet që do t’i drejtojnë partitë opozitare.

“Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti do ta udhëheq PDK-ja, Komisionin për Integrime Evropiane do ta udhëheq LDK-ja, Komisionin për të Drejtat dhe interesat e komuniteteve do ta udhëheq Lista Serbe, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe për Personat e Pagjetur do ta udhëheq +. Dy Komisionet e tjera që janë të përcaktuara është ai për mbikëqyrjen e Financave Publike që do ta udhëheq LDK dhe Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së që do ta udhëheq PDK”.

Ndarja e komisioneve bëhet sipas forcës politike të subjekteve politike. /Insajderi.com