Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka thirrur një konferencë për media pasi u sulmua fizikisht nga dy policë gjatë ditës së sotme në qendër të Prishtinës.
Mustafa ka thënë se fillimisht nga policët ai së bashku me shoqëruesin e tij ishin ftuar. Thotë se pasi ua zgjata dorën që t’i përshëndes filloj ofendimi e pastaj edhe sulmi fizik me grushte.
“Polici i njohur si “Tarkani” pa pritur thërret shoqëruesin tim, në tentim të përshëndetjes me të i kam zgjatur dorë. Fjala e parë e tij ishte e sharë hiqe atë dorë more se kështu e ashtu nënës dhe menjëherë më sulmoi me grusht”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka thënë se nga sulmet e rrëzoi duke shkelmuar.
“Pastaj më rrëzoi dhe shkelmoi. Duke u ngritur vërehet në video ku personi tjetër, Nazim Sahiti, person me të cilin nuk kam pasur probleme, largon personin tjetër me të cilin isha duke i lejuar ‘Tarkanit’ të më sulmoj mua”, ka thënë Mustafa.
Drejtori i PTK-së ka thënë se sulmi ka qenë i organizuar mirë, ndërkaq u shqetësua për mos reagimin e policit që ishte në uniformë.
“Kur kam kthyer kokën kam thënë, ‘Nazim, ti je a?’ Ai më shau dhe më tha hup. Kam qenë i shoqëruar nga mbrojtja e afërt tash e sa muaj, por nuk kam pasur probleme me asnjë zyrtar policor e lëre më me dikë në krye të hierarkisë së Policisë. Fakti që më bind se gjithçka ka qenë e organizuar është qëndrimi i një polici në uniforme brenda lokalit duke mos reaguar”.
“Ma ironike e bën fakti se për mu është bindëse se çdo gjë ka qenë e mirë organizuar, sepse brenda lokalit afër ekziston polici me uniformë, i cili nuk reagon aspak. Më vjen mirë që videoja doli, sepse videoja i demantoi ato që i thanë ata më herët”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com