Kështu e “respekton” Ambasada e Kosovës në Zvicër flamurin e vet

Kështu e “respekton” Ambasada e Kosovës në Zvicër flamurin e vet

Flamuri i shtetit të Kosovës nuk po respektohet nga përfaqësuesit e tij, shkruan Insajderi.

Së paku, kështu duket në një fotografi të dërguar nga lexuesit e Insajderit.

Në hyrje të ndërtesës së Ambasadës së Kosovës në Zvicër, flamuri i Kosovës që qëndron i varur, nuk e ka dukjen siç duhet. Ai është lidhur mesvete dhe ka humbur formën.

Përfaqësuese e Kosovës në Ambasadën e Zvicres është Nazane Breca./Insajderi.com/