Kështu e uroi sot Haradinaj- Rexhep Selimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Kështu e uroi sot Haradinaj- Rexhep Selimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Tash e sa kohë raportet mes Kryeministri, Ramush Haradinaj e Deputetit, Rexhep Selimi ishin prishur e shkak ka qenë votimi i demarkacionit.

Por, sot në hollin e Kuvendit, Haradinaj është parë teksa e ka uruar Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Urime gjeneral” i tha Haradinaj- Selimit, i cili ia ktheu duke i thënë faleminderit, shkruan Insajderi.

Theksojmë që Kryeministri Haradinaj e Deputeti Selimi ishin përplasur ashpër për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Votimi i demarkacionit me Malin e Zi shkaktoi një përplasje në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Deputeti i Vetëvendosje, Rexhep Selimi, kishte thënë se kryeministri Haradinaj ishte zbutur rreth qëndrimit të tij për Demarkacionin.

“Kryeministri Haradinaj duket se i ka dhënë rrugë tjetër Demarkacionit ndryshe prej asaj çfarë kemi pritur. Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është e padrejtë dhe e dëmshme për Kosovën”, kishte deklaruar Selimi.

Kishte mjaftuar kjo deklaratë e Deputetit të VV-së, për të reaguar Haradinaj. I cili e kishte quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.

Theksojmë se Deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë votuar të gjithë unanimisht për tri Projektligjin që e transformuan FSK-së në Ushtri.