Kështu mund ta ndërroni Qendrën e Votimit

Kështu mund ta ndërroni Qendrën e Votimit

Nga sot deri me 14 shtator, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të ndërrojnë qendrën e votimit, duke njekur disa hapa.

Gjatë zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen me 6 tetor qytetarët e Kosovës kanë të drejt për ndërrimin e qendrave të votimit.

Periudha për ndërrimin e qendrave  të votimit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të bëhet nga data 3 shtator deri me 14 shtator 2019.

Gjithashtu, ueb faqja e KQZ-së, www.kqz-ks.org, “Ku do të votosh”,  u ofron votuesve mundësi të informohen dhe t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në lidhje me Qendrën e tyre të Votimit.

Qytetarët, po ashtu  mund t’i drejtohen Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, i cili do t’u ofrojë sqarime dhe përgjigje në pyetjet si:

  • A kam të drejtë të votoj?

Ju keni të drejtë të votoni nëse emri juaj gjendet në Listën Votuese dhe jeni nga mosha 18-vjeçare më 6 tetor 2019.

  • Ku duhet të votoj? Vizitoni ueb-faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në linkun “Ku do të votosh”, ose në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj, për t’u informuar se në cilën Qendër të Votimit ju mund të votoni.
  • Si ta ndërroj Qendrën e Votimit?

Për të ndërruar Qendrën e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mundëson përmes aplikacionit online, që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org ku në anën e djathtë klikoni në linkun “Ku do të votosh”.

Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit.

http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index