Kështu u varros i gjallë në gërmadhat e hotelit të “Currit” i riu nga Mitrovica

Kështu u varros i gjallë në gërmadhat e hotelit të “Currit” i riu nga Mitrovica

Ndërtesa e ish-hotelit “Adriatik” në Mitrovicë e varrosi të gjallë të riun 27-vjeçar  pas rrënimit.

Bashkë me të ishin edhe 3 punëtorë tjerë. Ata kanë shpëtuar. U desh që deri në orët e vona, diku rreth orës 02:00 pas mesnatës u deshtë që të nxirrej trupi i V.B.

Se si u varros i gjallë në rrënojat e hotelit në Mitrovicë i riu 27-vjeçar e mësoni në dokumentar.

InDoks në këtë episod do ti kthehet këtij biznesi multimilionsh në të cilin madje hise kanë edhe vëllezërit e Presidentit Hashim Thaçi. Ku, siç thonë prokurorët, që dikur shitësit me pakicë të perimeve sot vozisin nga ky biznes vetura që i përballojnë veç aktorët e Hollywoodit./ Insajderi.com

InDoks | Mafia e Ndërtimit

InDoks | Mafia e NdërtimitMe leje, ose pa leje, biznesi i ndërtimit në Kosovë mbetet një nga bizneset më të fuqishme në vend. Është një nga bizneset multimilionëshe ku vdekshmëria e punëtorëve është në nivel shqetësuese. Mafia e shpëlarja e parave lidhen po me këtë biznes.InDoks në këtë dokumentar sjell prapaskenat e rasteve më kriminale që lidhen me ndërtimin në vend, si dhe prapaskenat e një hoteli të privatizuar nga kosovari me famë botërore prej mafiozi, Currit të Mitrovicës, ku u vra një qytetar.Live në ora 20: 10 në @RTV Dukagjini dhe në InDoks transmetohet dokumentari “Mafia e ndërtimit”.

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 28. April 2019