Kështu vepronin në tokën shqiptare celulat terroriste të drejtuara nga Gjeneral Soleimanin

Kështu vepronin në tokën shqiptare celulat terroriste të drejtuara nga Gjeneral Soleimanin

Shqipëria ishte një target i Iranit, kryesisht për shkak që ky vend strehoi shumë opozitar të regjimit, që njihen edhe si muxhahedinët.

Kështu, në tetor të vitit të kaluar, Policia e Shqipërisë pati njoftuar se ka penguar një sulm të planifikuar nga një “celulë terroriste”, e mbështetur nga Teherani, kundër kundërshtarëve të regjimit iranian në Shqipëri, më 2018. Në deklaratë mes tjerash thuhej se kjo celulë, “ka planifikuar, akt terrorist në mars të vitit 2018”, duke shënjestruar një festë fetare të komunitetit bektashi në Tiranë.

Rrjeti terrorist, sipas policisë shqiptare ishte pjesë njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave KUDS që deri në atentatin vdekjeprurës i drejtonte Gjenrali i vrarë nga amerikanët, Qasimm Soleimanin.

Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria pati dëbuar ambasadorin iranian, Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat tjetër, duke i akuzuar ata për “përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e vendit” dhe për “shkeljen e statusit të tyre diplomatik”. Presidenti amerikan, Donald Trump i pati dërguar letër falënderuese kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga Shqipëria.

Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm të iranianëve që kërkojnë leje-qëndrimi në këtë vend. Instituti i Statistikave të Shqipërisë tregoi se vetëm ne vitin 2018, në këtë shtet kanë kërkuar lejeqëndrim mbi 2200 iranianë, që i qet ata numër një nga krejt shtetet që kërkojnë leje të tilla në Shqipëri.

Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore/InsajderiInDoks