![Këta deputetë pritet t’i bashkohen Grupit Parlamentar të LDK-së](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/LDK-Deputet-852x460-650x358-730x440.png)
Etem Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës pritet t’i bashkohen Grupit Parlamentar të LDK-së.
Ky veprim do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme.
Kështu së paku ka mësuar Gazeta Insajderi nga burimet e saj.
Ndryshe Arifi në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte marrë 2mijë e 89 vota, Berisha 3 mijë e 153 vota dhe Kinolli vetëm 675 vota.
Kësisoj, LDK do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, pra me 31 deputetë.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, fituesja e zgjedhjeve të 6 tetorit, do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend, me vetëm një deputet më pak.
Partia e Albin Kurtit ka fituar 29 ulëse në legjislativ. Mirëpo, edhe VV-së i është bashkuar deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi, duke çuar numrin e deputetëve në 30./Insajderi.com