Njerëzit që do e përbëjnë Qeverinë e Zaevit

Njerëzit që do e përbëjnë Qeverinë e Zaevit

Mandatari dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzoi propozim qëndrim dhe program për punën e Qeverisë së re.

“Në zgjedhjet më 15 korrik qytetarët në zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike e konfirmuan drejtimin, e thanë qëndrimin e tyre të cilin sot e shndërrojmë në program”, deklaroi Zaev.

Ai tha se Qeveria e re do të jetë stabile, efikase dhe përgjegjëse e cila do t’i garantojë përcaktimet strategjike gjegjësisht anëtarësimin në NATO dhe BE, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, përballje me koronavirusin, energjinë e re dhe rritje më dinamike ekonomike, si dhe shtet efikas juridik.

Mandatari pret në fillim të javës së ardhshme Maqedonia e Veriut të ketë Qeveri të re.Zaev, deklaratën e dha para hyrjes kryesore të Kuvendit, ndërsa me të ishin 19 ministra, aq sa do të ketë Qeveria e re, në vend të 26 deri më tani.LSDM-ja do të ketë 11 ministri, nga të cilët tetë me dikaster dhe tre zëvendëskryeministra të cilët do të propozohen si ministra pa dikaster me kompetencë të caktuar, njofton Insajderi.

Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të Qeverisë do të jenë edhe Lupço Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për ekonomi, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për çështje evropiane, Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrohtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Mila Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Johada Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do ta udhëheq Arijanit Hocha nga Besa, ndërsa Goran Milevski nga PLD do të jetë ministër i Vetëqeverisjes lokale edhe në Qeverinë e re.

BDI në Qeveri do të ketë gjashtë anëtarë, Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmi Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të jetë Jeton Shaqiri.Zaev e mori mandatin nga presidenti Stevo Pendarovski më 13 gusht, pas çka pati afat deri më 2 shtator për dorëzimin e propozim qëndrimit dhe programin e Qeverisë.

Sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjore, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, Qeverinë e përzgjedh Kuvendi me shumë të votave nga numri i përgjithshëm të votave.Koalicioni qeveritar që e përbëjnë LSDM-ja dhe partitë tjera të koalicionit “Mundemi” BDI dhe PDSH në Kuvend kanë shumicë parlamentare prej 62 deputetëve. /Insajderi.com