Ndonëse rezultatet nuk janë shpallur akoma nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë po qarkullojnë lista me emrat e kandidatëve të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvend, transmeton Insajderi.
Sipas një liste të publikuar në mediat vendore, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të përbëhet nga: : Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Behgjet Pacolli, Arben Gashi, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Marigona Geci, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Rrezarta Krasniqi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Rezultatet do të bëhen të ditura nga në orën 11:00.
Se njëri nga deputetët që ka zënë vend në ulëset e Kuvendit të Kosovës është Pacolli, e ka bërë të ditur këshilltari I tij, Naim Murseli, I cili ka njoftuar se Pacolli është njëri ndër më të votuarit në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së”, ka shkruar Murseli në Facebook. /Insajderi.com