Katër deputetë të rinj janë betuar në Kuvendin e Kosovës. Ata marrin ulësen e deputetit pasi u liruan vendet pas formimit të qeverisë së re.
Faton Bislimi, Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Arbëreshë Krasniqi janë deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.
Këta katër deputet fillojnë mandatin vetëm tash, pas formimit të qeverisë së re.
Largimi i disa deputetëtve të tjerë në pozita qeveritare ua mundësojë Bislimit, Hotit, Beqirit e Krasniqit të bëhen pjesë e kësaj legjislature.
Tekstin e betimit e ka lexuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani./Insajderi.com