Këta janë emrat e nxënësve fitues në garën e Diturisë për gjashtë komuna

Këta janë emrat e nxënësve fitues në garën e Diturisë për gjashtë komuna

Sot janë publikuar listat e nxënësve fitues në nivel shkolle për gjashtë komuna. Për komunën e Klinës ku fitues janë 862 fitues, Lipjan 281, Malishevë 1481, Mitrovicë 1012, Novobërdë 112 dhe Obiliq 306. Në total, numri i fituesve për këto komuna është 4054.

Të gjithë nxënësit fitues të vendit të parë do të shpërblehen me certifikatë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ka një dedikim të veçantë nga shkrimtari Ismail Kadare.

Nga kjo garë nacionale dhe gjithëpërfshirëse, për herë të parë në Kosovë, nga rreth 316,000 nxënës, vetëm për garën e Diturisë në nivelin e shkollës kemi 24,012 fitues.

Fillimisht, është publikuar lista e fituesve të klasave të para dhe të dyta në nivel shkolle, të cilët për shkak të moshës nuk kanë vazhduar garën në nivelin komunal. Gjithsej fitues për klasën e parë dhe të dytë janë 2481. Pas kësaj liste,  filloi shpallja zyrtare e listave të nxënësve fitues nga klasa e tretë deri në të dymbëdhjetën për komunat e Republikës së Kosovës, ku gjithsej janë 21,531 fitues.

Ditëve në vijim do të publikohen listat e fituesve për komunat tjera.

Mitrovicë:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Mitrovica(2).pdf

Klinë:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Klina(2).pdf

Lipjan:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lipjan.pdf

Malishevë:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Malisheve.pdf

Novobërdë:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Novoberda%20.pdf

Obiliq:

https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Obiliq.pdf