Këta janë kritikuesit e presidentit Thaçi që e shikuan live intervistën e tij

Këta janë kritikuesit e presidentit Thaçi që e shikuan live intervistën e tij

Presidenti Hashim Thaçi, sonte në intervistë në Pressing, duket se ka ngjallur interesimin edhe të kritikëve të tij për ta shikuar, shkruan Gazeta Insajderi.

Intervistën e tij, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Gjykatën e Hagës e fundin e tij në politikë e kanë shikuar deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, publicisti Veton Surroi, deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci dhe po ashtu deputeti VV-së Liburn Aliu.

Gjithashtu këtë intervistë e ka shikuar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë nga VV, Albulena Haxhiu.

Të gjitha këta emra njihen si kritikues të mëdhenj të presidentit Thaçi, i cili sonte përveç të tjerash tregoi se pasi ta kryej mandatin e presidentit do të largohet nga politika./ Insajderi.com

Ministrja e Kurtit e shikon live intervistën e presidentit Thaçi