Këta janë ministrat që shoqërojnë sot Kurtin në Francë

Këta janë ministrat që shoqërojnë sot Kurtin në Francë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet sot me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, teksa është bërë e ditur se kreu i qeverisë tashmë është nisur drejt këtij vendi, njofton Insajderi.

Në këtë udhëtim, Kurti shoqërohet nga dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.

Kjo u bë e ditur nga kjo e fundit, e cila ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Facebook, përgjatë udhëtimit për në Spanjë.

Kurti do të pritet nga Macron në orën 19:30, në Pallatin Elisee në Paris.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pak kohë pasi Kurti kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër. /Insajderi.com