Enes Goga dhe Fuad Ramiqi në mesin e 5 të akuzuarve

Këta janë pesë të akuzuarit për terrorizëm

Sipas aktakuzës të pandehurit, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

Këta janë pesë të akuzuarit për terrorizëm

Prokuroria Speciale e Kosovës, nëpërmjet një komunikate  ka lajmëruar se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e veprave terroriste, prej të cilëve disa janë hoxhallarë dhe imamë.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë, janë:

bedri-robajBedri Robaj, imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardania të Prishtinës.

idriz-bilibaniIdriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com,

enes-gogaEnes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë,

mazllam-mazllami Mazllam Mazllami, jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës”

dhe

fuad-ramiqiFuad Ramiqi, i lindur më 26 mars 1960, në Pozharan komuna e Vitisë. Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.

Sipas aktakuzës të pandehurit,  Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

Ndërkaq të pandehurin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale thirrje për rezistencë./Insajderi.com