Këta janë policët e rënë në detyrë, InDoks sjell 20 historitë e tyre

Këta janë policët e rënë në detyrë, InDoks sjell 20 historitë e tyre

Policia e Kosovës  që nga themelimi ka humbur 20 policët,  disa prej tyre  kanë mbetur të vrarë, disa kanë humbur jetën në aksidente trafiku, e disa nga vdekja natyrale. E nga këto raste, ka ende raste të vrasjeve të zyrtarëve policor të cilat nuk janë zbardhur ende.

Vrasja e parë e parë e një zyrtari policor kishte ndodhur në vitin 2001.

Sipas të dhënave të ofruara nga Policia e Kosovës, Lazim Rexhepi, polici i parë i rënë në krye të detyrës i vra më 11 shtator të vitit 2001 në rrethanat kur ai së bashku me një koleg të tij ishin ballafaquar me një grup të armatosur, të cilët qëllojnë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor që si pasoj Lazim Rexhepi nga plagët e marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në vend të ngjarjes

Polici Lazim Rexhepi, nga fshati Novosellë e Komunës së Kamenicës ishte polici i parë i cili vdiq në detyrë si pjesëtar i Policisë së Kosovës. Rexhepi vdiq më 11 shtator të vitit 2001.

Numri i zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët ranë në detyrë, u shtuar gjatë vitit 2003. Polici, Danush Hasani, nga Brodi i Ferizajt, ishte polici i parë i cili ka rënë në detyrë gjatë vitit 2003. Hasani kishte vdekur më 21 gusht të vitit 2003.

Me 6 shtator të vitit 2003, polici Hajdar Ahmeti, derisa po kthehej nga puna, është vrarë në afërsi të fshatit të tij të lindjes, në Berjah të Gjakovës.

Atij ia kishin vendosur një pengesë në urë. Ai doli që ta hiqte atë dhe ato ishin edhe momentet e fundit të jetës së tij. Ai u qëllua brutalisht derisa në trup derisa ende e kishte veshur uniformën e policit. Në vendin e krimit sot rri kjo pllakë përkujtimore.

Mirëpo, familja e tij pas 16 vitesh ende nuk e di se kush e vrau atë. Asnjë informacion nuk e ka marrë nga organet e rendit. Madje thonë që nuk kanë asnjë copë letre për të. As numër të rastit. As nuk e dinë se a e heton më dikush këtë vrasje, apo e kanë mbyllur pa i treguar familjes.

Në një atentat ishte kryer më 24 nëntor të vitit 2003. Ishin vrarë dy zyrtarët policor,  Sabahate Tolaj kishte ndërruar jetë të nesërmen, ndërsa Isuf Haklaj katër ditë me vonë. Për vrasjen e tyre është dënuar me 27 vjet burgim Bedri Krasniqi

Policia e Kosovës në vitin 2004 kishte humbur tre zyrtar policor.

Arsim Rrustolli nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë u vra më 23 mars të vitit 2004.

Grupi prej shtatë personash besohet të jenë përgjegjës për sulmin ndaj një makine të policisë së UNMIK-ut derisa po udhëtonin tre shtetas të Kosovës dhe një ndërkombëtar.

Ilir Llapatinca nga fshati Terrnje e Suharekës ka rënë në detyrë më 13 maj të vitit 2004. Në fund të vitit 2004 ishte polici Driton Mehana, polici i dytë që ra në detyrë.

Pas dy vitesh, Abedin Mustafa, nga Komuna  Mitrovicës ishte pjesëtari i Policisë së Kosovës i cili ka rënë në detyrë më 19 shtator të vitit 2006.

Ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, u vra me 30 gusht të vitit 2007.

Një proces gjyqësor ka përfunduar me vendim të formës së prerë me 35 vjet burgim ndaj të akuzuarit se shtiu në Rizën, Arben Berisha, ndërsa një proces tjetër gjyqësor ndaj atij që akuzohet se e nxiti vrasjen, Enver Sekiraqa ende është duke vazhduar.

Slavisa Milovanoviç  kishte rënë në detyrë si pjesëtarë e Policisë së Kosovës me 15 korrik të vitit 2011 në Mitrovicë.

Me datë 26 gusht ra në detyrë pjesëtari i Policisë së Kosovës Misin Krasniqi, nga fshati Negroc i Drenasit.

Është polici I katërmbëdhjetë I rënë në detyrë. AI u vra në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në Veri të Mitrovicës. Më 26 korrik 2011

Enver Zymberi, pjesëtar i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës ishte vrarë gjatë aksionit të njësive speciale në veri të Kosovës. Ai është shpallur hero i Kosovës.

Në vitin 2015 në veri të Mitrovicës janë shpallur të pafajshëm Radovan Radiq dhe Millovan Vllaskoviq, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e policit Enver Zymberi.

Kurse në një aksident trafiku humbi jetën pjesëtari i Policisë së Kosovës, Jahi Maliqi nga Kamenica. Maliqi vdiq më 15 prill të vitit 2014 në një aksident trafiku në rrugën Kamenicë- Strezovc.

Nebih Ramadani nga fshati Gaçkë e Ferizajt, me 3 mars të vitit 2015 ishte goditur nga një veturë, teksa ishte duke ecur në rrugën që dërgon drejtë Kaçanikut.

Shemsi Gashi, nga fshati Matiqan i Prishtinës është vrarë më 23 mars të vitit 2015 në lagjen ‘Mati’ në Prishtinë. Për vrasjen e eprorit policor të krimeve ekonomike Shemsi Gashi, Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzoi tetë persona.

Dy zyrtarët policor, humben jetën në një aksident trafiku Armend Trena dhe Malsor Gashi të cilët kishin rënë në lumin Lepenc.

Izet Demaj ishte personi i 20-të  që humbi jetën në detyrë.

Polici Izet Demaj ka vdekur në një përleshje me një grabitës të një banke në Istog.

Përkushtimi i Izet Demajt për mbrojten e qytetarëve është vlerësuar lartë nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të vendit dhe nga qytetarët.

InDoks në këtë dokumentar do të sjell historitë e të gjithë këtyre heronjve. Flasin kolegë e familjarë. Edhe ata që po i mbrojnë policët që po përndiqen pse po e luftojnë krimin. Rikthen në kujtesën e publikut edhe rastet më të rënda kur dora e krimit ra mbi shtetin, e shteti dështoi ta zbulonte se kush e goditi/InDoksInsajderi.com