Këta janë tre personat e dyshuar për sulmin kundër Zogajt [foto]

Këta janë tre personat e dyshuar për sulmin kundër Zogajt [foto]

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për sulm ndaj Sokol Zogajt, drejtorit të Shërbimit Koreektues të Kosovës, ka raportuar portali Indeksonline.

Insajderi ka mësuar se të dyshuarit për këtë sulm janë Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi, Guri Mulolli dhe ka siguruar fotot e të tre të dyshuarve për rrahjen e drejtorit të SHKK-së.

Personi i identifikuar si Blerim Abdullahu konsiderohet si i dyshuari kryesor për kryerjen e sulmit.

Gjatë një aksioni të zhvilluar sot, policia konfiskoi automjetin i cili dyshohet se është përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.

Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë, raporton Insajderi. Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.

Blerim Abdullahu 

Burim Zhjeqi

Guri Mulolli