![Këta janë tre personat që humbën jetën në aksidentin në Klinë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/ak_1532367668-9516824.jpg)
Tre është numri i viktimave nga aksidenti i pasdites së djeshme në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Gllarevë.
Jakup Rizë Berisha dhe Selvije Berisha janë çifti që kanë mbetur të vdekur si pasojë e këtij aksidenti.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i viktimës Jakup Berisha, përmes rrjeteve sociale.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur se pasditen e sotme në një aksident trafiku në rrugën Pejë Prishtinë (Gllarevë) humbi jetën vëllai i ynë, Jakup Rizë Gërvalla (Berisha) së bashku me bashkëshorten e tij Selvije Berisha”, ka shkruar ai.
Viktima e tretë e këtij aksidenti është Imran Shala, djal i dëshmorit.