Këto janë faktet që Qeriqi ia dha Prokurorisë për veteranët mashtrues

Këto janë faktet që Qeriqi ia dha Prokurorisë për veteranët mashtrues

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Krim dhe Turp”.

Është ky një dokumentar për procesin shumë të dyshim të marrjes së statusit të veteranit ët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga mijëra e mijëra persona në Kosovë që kurrë nuk ishin pjesë e kësaj ushtrie.

Nga minuta 14:00 e tutje e këtij dokumentari InDoks sjell intervistën me XhevdetQeriqin dhe përfshirjen e tij në hetimin kundër veteranëve mashtrues. Çka iu dha ai hetuesve të rastit?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për përfshirjen direkte të krerëve të shtetit në këtë krim që pos tjerash do ta dëmtoi buxhetin e shtetit për miliona e miklona euro me pensionet që do ti përfitojnë veteranët mashtrues.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që e udhëhoqën lutën e UÇK-së dhe që tash udhëheqin me shoqatat e veteranëve apo i përfaqësojnë interesat e tyre duke qenë në pozitat më të larta që e zbërthejnë në detaje se si ndodhi procesi i mashtrimit dhe si u përligj ai mashtrim nga një komision shtetëror.

Dokumente dhe pamje ekskluzive të pa transmetuara kurrë më parë do të shfaqen në këtë dokumentar.

Kush janë veteranët mashtrues të UÇK-së? Sa është numri i tyre? Kush nga liderët e vendit janë të përfshirë në këtë mashtrim për të cilin u dhanë qindra-mijëra euro ryshfet, e buxheti i shtetit do të dëmtohet për miliona euro? Janë shumë nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit: