Këto janë hidrocentralet që u përfituan në mënyrë të dyshimtë nga KEDS-i

Këto janë hidrocentralet që u përfituan në mënyrë të dyshimtë nga KEDS-i

Katër hidrocentrale janë shitur së bashku me KEDS-in në vitin 2013.

Hidrocentrali i Dikancës, Hidrocentrali i Burimit, ai i Radavcit dhe Lumbardhit, në fakt i ishin falur KEDS, pasi ato ishin përfshirë në një pako me Distribucionin dhe Furnizimin, krejt së bashku janë dhënë për vetëm 26.3 milionë euro tek konzorciumi i kompanive turke, “Çalik & Limak”.

Por për përfshirjen e tyre në kontratën e privatizimit nuk kishin pasur informata asnjë nga ministrat që kishin votuar për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit.

Ato janë dhënë me koncesion nga KEK-u me qëllim të rivitalizimit të tyre dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese. Në kohën kur janë dhënë me qira, sipas KEK-ut, ato kanë pasur një kapacitet të instaluar prej 11 megavatëve, mirëpo koncesionarët janë zotuar se pas investimeve që do të bëjnë kapaciteti i tyre do të rritej në 14 megavatë.

Prokuroria Speciale, ka dy vjet që është në fazën e mbledhjes së informatave për “faljen” e katër hidrocentraleve.

Nëse brenda dy javëve nuk nxirret aktvendimi për fillimin e hetimeve për faljen e katër hidrocentraleve, atëherë ish-ministrat Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Bedri Hamza, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq do të mbesin pa u hetuar./Insajderi.com

Skandali i KEDS-it – Këta janë politikanët që mund të përfitojnë nga mospuna e prokurorëve