
LDK është e vetmja parti e cila mund ta ngris Kosovën në një vend normal ku nuk duhesh të kesh dajë kryeministrin për të gjetur një vend pune, kështu mendojnë disa nga zyrëtarët e brenda vetë partisë.
Por LDK-ja kur ishte në pushtet, por jo vetëm nuk kishte qëndruar larg punësimeve të militantëve. Kjo parti ishte interesuar që të sistemonte militantë të saj madje edhe në nivel të ulëta si punësimet në sistemin shëndetësor në Gjilanin e drejtuar nga Lutfi Haziri e deri te rehatimi i shumë njerëzve të saj përmes Ministrisë së Arsimit, në ministri e universitete publike. Por po ashtu edhe në Ministrinë e Financave e atë të Shëndetësisë.
Hulumtimi i organizatës jo-qeveritare ka gjetur vetëm në vitet 2015 dhe 2016, 116 zyrtarë publikë të punësuar në pozita të larta vendimmarrëse në institucionet publike kanë lidhje me partitë politike. Kurse, kthimi mbrapa në kohë dhe matja e këtij fenomeni për përudhen 2010-2016 nxjerr se ky numër arrinë në 406 militantë të rehatuar nëpër pozita të rëndësishme.
Në vitet 2015 dhe 2016, kur në bashkëqeverisje ishte LDK-ja me PDK-në ishin punësuar 116 zyrtarë me lidhte të forta politike dhe ata morën pozita të rëndësishme në shtet. Pasi që kryeministëri ishte nga radhët e LDK-së, kjo parti morri hisen më të madhe të tortës së pushtetit me 48 militantë të punësuar, e pasuar nga PDK me 42, AAK me 8, AKR me 7 dhe në radhë vinte Vetëvendosja me 5 militantë të rehatuarnë pozita të larta. 61 prej këtyre militantëve ishin rehatuar nëpër ministri, kurse 35 militantë të tjerë në ndërmarrjet publike.
Të njëjtën ditë kur Isa Mustafa ishte emëruar kryeministër , më 9 dhjetor 2014, djali i tij u paraqit para gjyqit nënakuzën për falsifikim të dokumentit zyrtar.
Kompania Makcar, ku Besniku është pronar bashkë me vëllain e tij Arbenin, fitoi kontratë pikërisht nga Zyra e Kryeministrit e udhëhequr nga prindi i tyre- kryeministri Mustafa- që ankohej se i biri po i linçohej nga shoqëria.
Zyra e Kryeministrit shpalli fitues këtë kompani më 21 korrik të këtij viti. Gjashtë ditë më vonë, më 27 korrik 2015 u nënshkrua kontrata mes Makcar dhe Zyrës së Kryeministrit. Kurse gruaja e djalit të ish Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ishte punësuar në një projekt në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila drejtohet nga një zyrtar i lartë i partisë së kryeministrit.Edita Bajrami ishte angazhuar si eksperte për të ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në rishikimin e Strategjisë Sektoriale. Edita Bajrami është gruaja e Besnik Mustafës, djalit të kryeministrit Isa Mustafa.
Punësimet me diktat të partisë, në Republikë tashmë janë diçka që nuk i është shmangur asnjë parti. Madje as Vetëvendosje, që pritet që të vijë në pushtet. Ajo që mund të thuhet pa pasur frikë që dikujt i hyhet në hak është që plaçkitja e shtetit me punësimin e armatës së militantëve ka vazhduar, dhe pritet të vazhdojë edhe gjatë/InsajderiInDoks