Këto janë komunat më të prekura me koronavirus – ky është numri i të infektuarve

Këto janë komunat më të prekura me koronavirus – ky është numri i të infektuarve

13 marsi shënoi dy personat e parë të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Të infektuarit e parë ishte një 77 vjecar nga Vitia dhe një femër nga Italia e moshës 20 vjecare e cila punonte në Komunën e Klinës, shkruan Insajderi.

Lajmin e kishte bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë tashmë në detyrë, Arben Vitia.

Pas rasteve të para, kryeministri tashmë i shkarkuar Albin Kurti, kishte bërë thirrje që qytetarët të mos frikësohen dhe të mos bëjnë panik.

“I ftoj të gjithë qytetarët që nëse kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë në Ministrinë e Shëndetësisë në numrat të cilët janë publikuar. Ata qytetarë të cilët kanë problem me frymëmarrje, me temperaturë, me kollë preferohet të telefonojnë me numrat në dispozicion. Duhet të merrni masat parandaluese. Me kujdes të shtuar do t’ia dalim në këtë betejë me juve është shteti dhe qeveria”, kishte thënë ai.

Ndërsa, kur kanë kaluar më shumë se një muaj që nga dy rastet e para, me rastet e mbrëmshme në Kosovë numri i të infektuarve ka arritur në 480 persona.

Prej tyre 84 janë shëruar plotësisht, derisa 12 pacientë kanë vdekur.

Deri dje, komuna e cila kishte më së shumti raste ishte Malisheva.

Kurse, nga mbrëmë me rastet e reja gjithsejtë 81 Ferizaj kalon Malishevën e cila ka 70 raste të personave të infektuar me koronavirus.

Vetëm dje në Ferizaj janë shënuar edhe 15 raste të reja.

Komuna më e prekur pas Ferizajt dhe Malishevës, është ajo e Prishtinës më 57 raste, shkruan Insajderi.

33 raste janë në Komunë e Vitisë, 28 në Prizren, 27 në Gjilan, 26 në Kamenicë, 25 në Mitrovicën e Veriut, 24 në Vushtrri, 14 në Gjakovë, 13 në Zvecan, dhe nëntë raste në Leposaviq.

Poashtu raste ka edhe në komunat e tjera të vendit, shkruan Insajderi.

Shtatë rastë janë në Han të Elezit, kurse me nga gjashtë raste janë Komuna e Pejës dhe ajo e Lipjanit, ndërsa me nga pesë raste janë Skenderaj, Fushë Kosova, Zubin Potoku e Podujeva.

Katër raste janë në Klinë, tre në Shtime, dy në Istog dhe me nga një rast janë Komuna e Obiliqit, ajo e Decanit, Rahovecit dhe e Drenasit.

E, komunat të cilat deri më tani nuk kanë asnjë rast janë Komuan e Dragashit, Novobërdës, Shtërpcës dhe Gracanicës.

Si pasojë e numrit të të infektuarve, tashmë disa komuna të vendit janë futur edhe në karantinë.

Në mesin e komunave që janë në karantinë, Ferizaj, Malisheva, Prishtina, Mitrovica e Veriut, Zvecani, Vitia, Suhareka, Kamenica, dhe Prizreni./Insajderi.com