Këto janë masat e reja të Qeverisë për ceremonitë fetare

Këto janë masat e reja të Qeverisë për ceremonitë fetare

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila është mbajtur online, është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia e COVID-19, njofton Insajderi.

Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës emergjente me COVID -19, ka vlerësuar dhe i ka dhënë rekomandimet për Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht për ndërmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Qytetarëve u lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në objektet fetare dhe jashtë tyre, në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID -19.

“Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekt”Me vendim ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim.

Po ashtu, të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafetëritë dhe të ngjashme në Republikën e Kosovës, u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 , përveç shërbimeve “Merr me veti“ (Take away)./Insajderi.com