Instituti i Shëndetësisë Publike Kombëtare të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar sonte se në vend kemi vetëm gjashtë raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Komunat nga të cilat janë kanë dal pozitiv rastet me Covid-19 janë nga Prizreni, Mitrovica e Veriut dhe Peja, raporton Gazeta Insajderi.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së. /Insajderi.com