Këto janë rregullat e reja për marrjen e patentë-shoferit

Këto janë rregullat e reja për marrjen e patentë-shoferit

Qytetarëve të Kosovës që duan të pajisen me patentë shoferë do të paguajnë më shtrenjtë, sipas ligjit të ri, miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Ndërsa nga 16 orë sa duhej mbajtur për kategorinë B, tash numri i orëve është rritur në 20.

Për të marrë patentë shoferin, qytetarët duhet të paguajnë 90 euro taksa tjera shtesë, derisa për një vërtetim 24 euro. Kontrollet mjekësore, pritet të kushtojnë 20 euro, ndërsa për certifikatën e Kryqit të Kuq 15 euro.

Shuma 20 euroshe, do të jetë totali për paraqitjen e dy provimeve, raporton Gazeta Fjala.

Në Ministrinë e Infrastrukturës, thonë se që nga 26 qershori ligji është në fuqi dhe është duke u punuar sipas tij. Por, në auto-shkolla ende nuk ka ndryshuar ndonjë gjë. Çmimi dhe procedurat vazhdojnë të mbesin të njëjta.

Muhamet Behrami, pronar i Autoshkollës Linda në Prishtinë, thotë se çmimet vazhdojnë të mbesin të njejta, vetëm se është rritur numri i orëve që kandidatët duhet të mbajnë. /Insajderi.com