Këto janë tarifat marramendëse të falltorëve, mjekëve popullorë e hoxhallarëve të hajmalive

Këto janë tarifat marramendëse të falltorëve, mjekëve popullorë e hoxhallarëve të hajmalive

Biznesi i mjekimeve popullore është komercializu, për një seancë duhet të presësh një kohë të gjatë në pritje dhe shifrat e tyre janë të pa përballushme, sidomos për ata që shkojnë intensivisht.

Zuhdi Hajzeri, imam nga Peja, ka treguar për InDoks se deri në cilën shumë ajnë seancat dhe se sa është e vështirë që të jesh në kontakt me këta persona.

“ Kjo nuk ka bazë fetare, nuk mundesh me ra në kontakt me të duhesh me thirr sekretarin me caktu një termin, ma lehtë takohesh me kryeministrin se sa me njerëz të tillë. Këto gjërat e tarifave në çdo senace ka 30 euro nuk konsiderohen, edhe ato janë gjynah është  e ndaluar caktimi i tarifave dhe gjërave që nuk ka bazë fetare”, ka thënë Hajzeri.

Hajzeri ka zbuluar edhe një rast si si Hoxha e ka keqtrajtur të sëmurin e lëshuar nga spital, dhe grabtijen e 3000 eurove për një hajmali.

“Një shok  që jam rrit me të i ka gjet disa letra të shkruara që motra e tij që jeton në Austri i ka pagu 3000 euro që brenda saj ka pasur vetëm disa qingja”, ka shtuar Hajzeri.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.