Janë bërë shumë kampanja në përkrahje të mjekëve që gjenden në vijën e parë të frontit, në mënyrë që të tregohet mirënjohja për mantelbardhët.
Në Kosovë që prej rasteve të para që u paraqitën me COVID-19, mjekët janë në detyrë.
Bëhet fjalë për Pranvera Abazin, Donjeta Pllana dhe Zana Kacaniku – që janë tre gra mikrobiologe që merren ekskluzivisht me testimet për COVID-19.
Ato punojnë me orar të tejzgjatur pasi janë ndër ekspertet e vetme të kësaj lëmie në Kosovë.
Të trija janë heroinat e ditëve të pandemisë.
Ato po punojnë ditë e natë në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të personave të infektuar me koronavirus.
Deri dje më 28 prill ato kanë testuar 6.995 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2 e prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 790 raste, ndëresa 22 raste kanë ndërruar jetë.
Që nga 8 shkurti kur ka filluar testimi për koronavirus edhe në Kosovë, 536 rsate janë aktive dhe 232 të tjerë të shëruar.
Ja emrat e tyre: Zana Kacaniku, Donjeta Pllana, Pranvera Abazi.