Këto lagje të Gjakovës shpallen vatra të infeksionit

Këto lagje të Gjakovës shpallen vatra të infeksionit

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që lagjja “Dardania” si dhe rrrugët “Martire Dinaj”, “Mbretëresha Teutë” e “Dëshmorët e Lirisë” në Komunën e Gjakovës të shpallen vatra të përhapjes së infeksionit, si masë parandaluese e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kjo do të thotë mbikëqyrje të rreptë të këtyre zonave deri në shuarjen e vatrave të infeksionit.

Kjo për arsye të rasteve pozitive, të cilët persona si dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar për vetëizolim./Insajderi.com