Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se edhe tri komuna të Kosovës kanë hyrë në “Zonën e kuqe”, shkruan Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, fjala është për Graçanicën, Drenasin dhe Kllokotin.
Aktualisht në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.
Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.
Në zonën e gjelbër janë shtatë komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.
Shpjegim:
Zona e kuqe: Mbi 150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë
(Kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00-05:00)
Zona e verdhë: 75-150 të infektuar brenda javës në 100.000 banorë
Zona e gjelbër: Deri në 75 të infektuar brenda javës në 100. 000 banorë./Insajderi.com