KFOR-i fillon trajnimin e helikopterëve në qytetet e Kosovës

KFOR-i fillon trajnimin e helikopterëve në qytetet e Kosovës

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka filluar trajnim me gjashtë helikopterë në qytetet e Kosovës, njofton Insajderi.

Testimin e fluturimit e filluan nga Aeroporti Ushtarak në Sllatinë, duke vazhduar në kampin “Bondsteel”, Prizren, Pejë dhe Prishtinë, i cili përfundoi në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, “Kosova Film”.

“Kërkohet trajnim dhe ushtrim i vazhdueshëm për t’u siguruar se të gjitha kontigjentet veprojnë në mënyrë të standardizuar, duke siguruar aftësinë e KFOR-it të reagojë në përputhje me rezolutën 1244 të OKB dhe në mënyrë të shpejtë dhe efikase nga ajri dhe nga toka ndaj çdo sfide për mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”, ka njoftuar KFOR-i.

Ushtrimi me helikopterët me kontigjente kroate, zvicerane dhe amerikane, mbetet një forcë e fuqishme ushtarake, e gatshme për të vepruar si parandalues ndaj kërcënimeve dhe për ruajtjen e  kapacitetit për të kryer fluturime të evakuimit urgjent mjekësor kurdo që nevojitet. /Insajderi.com