KFOR-i italian ofron ndihmë për shërimin e policit Artur Marasori që u lëndua në aksionin e Zhurit

KFOR-i italian ofron ndihmë për shërimin e policit Artur Marasori që u lëndua në aksionin e Zhurit

Një ekip nga KFOR’it Italian po e përcjellin për së afërmi gjendjen shëndetësore të zyrtarit të Policisë së Kosovës, Artur Marasorit, i cili mbrëmjen 28 janarit u lëndua rënd gjatë një aksionit anti-drogë të policisë i cili po zhvillohej në Zhur të Prizrenit.

Zyrtarë të KFOR’it u panë sot në Klinikën Intensive të QKUK’së të cilët po e përcjellin gjendjen e policit.

Ndërkohë për Express edhe prindi i Arturit ka konfirmuar se italianët kanë shprehur gatishmërinë për dërgimin e policit për në Romë.

Artur Mrasori u lëndua rëndë mbrëmjen e së martës gjatë një aksioni të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit. Në këtë aksion, nga eksplozivi mbeti i vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ndërkaq përveç Arturit, edhe dy zyrtarë të tjerë të policisë mbetën të lënduar.