KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje

KFOR- është larguar nga pikat kufitare në Jarinje.

Kjo pas qëndrimit dy javor atje për ta ruajtur sigurinë pas tensioneve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tensionet nisën, kur Qeveria e Kosovës filloi zbatimin e parimit të reciprocitetit të targave.

Serbët lokalë kishin bllokuar rrugët dhe në të njëjtën kohë protestonin para Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinje dhe Bërnjak.

Por, pos protestuesve brenda Kosovës edhe Beogradi zyrtar kishte kërcënuar Kosovën.

Veriu i Kosovës.

Ushtria serbe ishte afruar 2 km afër kufirit me Kosovën, ndërsa helikopterët serbë qarkollonin afër vijës kufitare ajrore me Kosovën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kërkonin që situate të stabilizohet.

Për këtë është arritur marrëveshja e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfaqësuara nga Besnik Bislimi, respektivisht Petar Petkoviq.

Dhe një nga ato tri pika ishte që KFOR-i të qëndrojë për dy javë në ato pika kufitare.

Dy javë kaluan, sot KFOR-i është larguar.

Situata është e qetë përkundër se edhe gjatë kësaj jave kishte tension në veri pas aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës me mallra. /Insajderi.com