
Franco Federici do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it në Kosovë, njofton Insajderi.
Ai nga java e ardhshme do të jetë pasardhës i Gjeneralmajor Michele Risi i cili është në përfundim të mandatit.
Ceremonia e ndërrimit të komandës midis komandantit të KFOR-it në largim dhe atij në ardhje do të mbahet më 16 nëntor 2020, në kampin ”Film City”, në orën 10:30.
Shkak i masave kufizuese anti-COVID, KFOR-i nuk do të jetë në gjendje këtë vit që të mirëpresë si zakonisht të gjithë operatorët e mediave. /Insajderi.com