Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, të mërkurën në takim me kryeminist" />

KFOR: Jemi të gatshëm për bashkëpunim në shërbim të sigurisë së qytetarëve të Kosovës

KFOR: Jemi të gatshëm për bashkëpunim në shërbim të sigurisë së qytetarëve të Kosovës

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici, të mërkurën në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve, njofton Insajderi.

Komandanti i KFOR-it, Federici po ashtu e ka uruar Kurtin për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti është shprehur se ruajtja e sigurisë është qëllim i përbashkët, dhe se bashkëpunimi ndërinstitucional mes Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm.

Ai e ka njoftuar Federicin për masat e reja kundër COVID-19 që Qeveria ka ndërmarrë, e që nga e mërkura kanë hyrë në fuqi, si dhe për angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve përkatëse në sigurimin e dozave të reja të vaksinës kundër COVID-19. /Insajderi.com