KFOR-i largon urën anësore në rrugën Leposaviq-Zveçan

KFOR-i largon urën anësore në rrugën Leposaviq-Zveçan

KFOR-i po kryen punët inxhinierike për të larguar urën dytësore Mabey Johnson (MBJ) që gjendet në rrugën Leposaviq-Zvecan mbi lumin Bistricë.

Procesi i largimit do të fillojë në mënyrë efektive më 29 maj dhe do të zgjasë për një javë.

Përpjekjet e KFOR-it janë të sigurojë që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut lokal.