‘Kidnapimi’ i gruas në Fushë Kosovë, dyshohet për probleme familjare – policia jep detaje  

‘Kidnapimi’ i gruas në Fushë Kosovë, dyshohet për probleme familjare – policia jep detaje  

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy personat të cilët shihen duke kidnapuar një grua në qytetin e Fushë Kosovës.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë për momentin në stacionin e policisë dhe janë duke u intervistuar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kanë qene aksioni i shpejte i policisë si dhe bashkëpunimi i ngushtë me qytetrët dhe mediat, reagime këto  që kanë rezultuar me identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacion policor ku po intervistohen”, ka thënë Ahmeti.

Sipas policisë krejt kjo ngjarje dyshohet të ektë ndodhur pas një mosmarrëveshje familjare në mes personave të dyshuar dhe vikëtimës.

“Hetuesit policor ne  koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qellim te sqarimit te çdo rrethane qe lidhet me këtë ngjarje e cila sipas hetimeve te zhvilluara deri tani dyshohet te jete një mosmarrëveshje familjare”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Gazeta Insajderi sot gjatë ditës ka publikuar një video ku dy burrat shihen duke futur me forcë një grua në veturë në lagjen “Pajazit Islami”, në qytetin e Fushë Kosovës. /Insajderi.com