Kina reagon për lirimin e Ramush Haradinajt

Kina reagon për lirimin e Ramush Haradinajt

Njëra ndër shtetet më të fuqishme në botë, Kina, ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës franceze në Colmar, e cila dje refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Wang Yi, i ka dërguar një letër kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku mes tjerash përmendet lirimi i Haradinajt.

“Pala kineze po ndjek me kujdes ngjarjet që kanë të bëjnë me arrestimin e Haradinajt në Francë”, thuhet në këtë letër, njofton B92.

Kina ka shfaqur shqetësimin e saj për çështjen që ka të bëjë dialogun Kosovë-Serbi, dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike.

“Ne e kuptojmë shqetësimin e palës serbe për çështje që ka të bëjë me Kosovën dhe mbështesim përkushtimin e Serbisë në dialog dhe arritjen e një zgjedhjeje politike për këtë çështje”, thuhet në komunikatë.

Haradinaj dje është kthyer në Kosovë pas ndalimit në Francë gati katër muaj./Insajderi.com