Kisha Ortodokse Serbe drejt ndryshimit të emrit

Kisha Ortodokse Serbe drejt ndryshimit të emrit

Kisha Ortodokse Serbe në maj të këtij viti do ta merr emrin e ri “Kisha Ortodokse Serbe-Patrikana e Pejës”, dhe ndërrimi i emrit sqaron dëshirën e tyre që t’i forcojnë lidhjet me Patrikanën e Pejës dhe me këtë edhe me Kosovën.

Gjithashtu do të ndërrohet edhe procedura e zgjedhjes së patriarkut, i cili do të zgjidhet me vota të fshehta, me dy të tretat e votave. Kandidati i zgjedhur i kreut të Kishës Serbe do të quhet “kryepeshkopi i Pejës, mitropolit i Beogradit dhe Karllovcit dhe patriarku i vendeve detare serbe”, transmeton Insajderi.com.

Drafti i Kushtetutës së re serbe sugjeron që kreu i kishës të zgjidhet në Patrikanën e Pejës, por si mundësi janë paraparë edhe kishat në Beograd dhe Karllovc të Sremit.

Ky tekst i ndryshuar i Kushtetutës do të “përcaktojë për herë të parë tërësinë e Kishës Serbe prej vitit 1931”.

“Kushtetuta aktuale në shumë pjesët e veta është e vjetruar dhe gati i pa aplikueshme. Rishikimi i saj është bërë për herë të fundit në vitin 1947 gjatë kohës së patrikut Gavrillo. Prej atëherë e deri më sot janë miratuar një sërë vendime të këshillit të kishës me fuqi kushtetuese, të cilat kurrë nuk janë futur në Kushtetutën e Kishës. Për këtë, me kohë është bërë jo simetrike, vështirë e lexueshme dhe e pa zbatueshme”, ka thënë një zyrtar i Patrikanës.

Miratimi i Kushtetutës së re me siguri do të gjendet në rend të ditës në seancën e ardhshme e cila do të mbahet kah mesi i majit./Insajderi.com.