Kisha Ortodokse Serbe zgjedh patriarkun e ri

Kisha Ortodokse Serbe zgjedh patriarkun e ri

Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur patriarkun e ri të saj, transmeton Insajderi.

Mitropoliti i Zagrebit dhe Lubjanës, Porfirije, u zgjodh të enjten patriark i ri i Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi Kisha Ortodokse Serbe në faqen e saj të internetit.

Me emërimin e 60 vjeçarit Porfirije patriark, Kisha Ortodokse Serbe bëhet me kreun e 46-të.

Kjo kishë ka filluar procedurën për zgjedhjen e patriarkut të ri, pas vdekjes së patriarkut të mëparshëm, Irinej, i cili vdiq në muajin nëntor pas infektimit me Coronavirus. /Insajderi.com