Kisha protestante e Kosovës ndihmon Bashkësinë Islame të Podujevës

Kisha protestante e Kosovës ndihmon Bashkësinë Islame të Podujevës

Sot në Podujevë Këshilli i Bashkësisë të Podujevës ka pranuar donacion me ndihma ushqimore nga Bashkësia e Popullit të Zotit.Ndihmat e ardhura janë 16 pako ushqimore dhe 800 kg miell.

Kryetari i KBI-së në Podujevë z. Mensur Hoti i shoqëruar nga Kryeimami z. Bekim Jashari kanë pranuar ndihmën e ofruar ku kanë falenderuar vëllezërisht Driton Krasniqin dhe zyrtarët e kishës protestante për ndihmën e ofruar.