Kishat bosh, Pashkët Ortodokse festohen si kurrë më parë

Kishat bosh, Pashkët Ortodokse festohen si kurrë më parë

Pashkët Ortodokse u festuan mbrëmë në një mënyrë të pazakontë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mesnata e djeshme i gjeti besimtarët ortodoksë të presin para televizorit meshën.

Mesha e madhe që u mbaj në katedralen “Ngjallja e Krishtit” u transmetua në media ndërsa besimtarët u detyruan ta ndjekin nga shtëpia.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos mbajti meshën e madhe me fjalët e ungjillit, duke i kërkuar besimtarëve të mes frikësohen dhe të mos gjunjëzohen nga kjo pandemi, për të mposhtur me solidaritet virusin që ka mbërthyer botën.

Ndërsa sot festa do të vazhdojë në shtëpi, teksa urimet do të përcillen përmes telefonit

Një javë më parë edhe pashkët katolike u festuan në të njëjtën formë, ku për herë të parë në histori papa Françesku u lut i vetëm në Bazilikën pothuajse të zbrazët të Shën Pjetrit.