Kishte bërë vrasje për 20 euro borxh, i ngritet aktakuzë

Kishte bërë vrasje për 20 euro borxh, i ngritet aktakuzë

Është ngritur aktakuzë ndaj S.A për vrasje të rëndë në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës.

Prokuroria Themelore në Prizren bënë të ditur se deri te vrasja erdhi shkak i borxhit prej 20 eurove, njofton Insajderi.

“Sipas aktakuzës i pandehuri S.A. e ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, në atë mënyrë që më 26.01.2020, në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 Eurove që ia kishte tani i ndjeri SH.K., vëllait të tij, fillimisht fillojnë të fjalosen, më pas shkon te kamioneta e tij e merr pushkën gjysmë automatike dhe në një distancë të shkurtë shkrep në drejtim të tani të ndjerit SH.K., dhe e godet fillimisht në fytyrë i cili rrëzohet në tokë, e pastaj deri sa ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç’rast i shkakton tetë (8) plagë në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Vrasja kishte tronditur opinionin publik gjatë fundit të janarit të këtij viti. /Insajderi.com