Të hënën do të rihapen dy shkolla në Komunën e Malishevës, specifikisht në Kijevë dhe Damanek.
Në këto shkolla kishte depërtuar virusi COVID-19, njofton Insajderi.
Taska-Forca komunale pas shqyrtimit të gjendjes vendosi që këto dy shkolla të hapen përsëri.
Kjo pasi i gjithë stafi i mësimdhënësve kanë rezultuar negativë, ndërsa vetëm dy nxënes rezultuan pozitivë.
Këta dy të infektuar me COVID-19 menjëherë janë izoluar.
Komuna e Malishevë në fillim të pandemisë gjatë muajit mars ishte komuna më e prekur me Coronavirus bashkë me Komunën e Vitisë. /Insajderi.com